Objektivat e këtij sezoni dhe e ardhmja te Vllaznia, Krymi flet hapur

schedule10:09 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 10:09 - 30 Dhjetor, 2019

Ardit Krymi do të largohet nga Vllaznia. Mesfushori 23 vjeçar ka bërë një sezon shumë të mirë me ekipin shkodran dhe ofertat për të nuk kanë munguar.

Në një prononcim për mediet, Krymi ka pranuar se do të mbyllë kontratën me Vllazninë dhe do të largohet në fund të sezonit: “Mendoj se me pikët që kemi marrë, jemi brenda objektivave.

Synimi ynë është për të qëndruar brenda pesë vendeve të para. Mendoj se në gjysmën e dytë të sezonit, do të bëjmë më mirë.

Këto janë gjashtë muajt e fundit të kontratës time dhe mendoj se do e mbyll me Vllazninë në fund të sezonit”, përfundoi Krymi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!