Në sitën e Operacionit Forca e Ligjit do të kalojnë “4 të fortët e Shkodrës, të cilët kanë vetëm 48 orë kohë për të justifikuar pasuritë.
Objekt i OFL janë bërë Muhamed dhe Ibrahim Lici, djemtë e Mustafa Licit, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, si edhe dy vëllezërit Bledar dhe Gëzim Cafi.
Të katër këta persona njihen si pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.
https://youtu.be/ZvngZ_oJpBE
Ibrahim Lici së bashku me vëllain e tij, Muhamed Lici ranë në pranga të policisë në mars të 2017 me akuzën se drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të ndryshëm në qytetin e Shkodrës.
Ndërsa Muhamet Lici po vuan ende dënimin për këto akuza, gjykata ka liruar të vëllain Ibrahimin.
Mirëpo emri i këtij të fundit do të lakohej sërish në 2019, pasi dyshohet të ketë marrë pjesë në vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një vit më parë në Shkodër.
Ai është shpallur në kërkim që prej 30 marsit të vitit 2019.
Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” që vepron në këtë qytet.
Ndërsa Bledar e Gëzim Cafi akuzohen si të përfshirë në disa ngjarje kriminale, në qytetin verior.
Bledar Cafi i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës është akuzuar për vrasjen e Shyqyri Mustafajt në vitin 2001./abcnews.al