Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“O legen!” Disa militantë të PD-së, fyerje ndaj Bashës në oborrin e partisë pas vendimit ndaj Berishës

schedule10:00 - 10 Shtator, 2021

schedule 10:00 - 10 Shtator, 2021

Ndërkohë që po diltë nga selia e PD-së për t’iu drejtuar Kuvendit, Lulzim Bashës i kanë dalë përpara  një grup militantësh demokratë duke i kërkuar llogari për vendimin e djeshëm për përjashtimin e Berishës.

Disa prej tyre kanë lëshuar fyerje të rënda ndaj Bashës, i cili vijoi rrugën bashkë me deputetët e tjerë për në Kuvend.



U ndesh ndërhyrja e badigardëve të tij për të qetësuar militantët e acaruar.

Demokratëve iu është dashur që të bëjnë 400 metra në këmbë për t’u future në Kuvend pasi ky i fundit mbylli derën që lidh oborrin e PD-së me godinën ku zhvillohen seancat plenare.

Më parë, ata kalonin në oborrin e Kuvendit përmes një dere që i lidhte direkt me selinë e PD-së, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!