Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nxjerr shtëpinë në shitje, mesfushori drejt largimit nga Real Madrid

schedule13:36 - 23 Nëntor, 2020

schedule 13:36 - 23 Nëntor, 2020

Isco gjatë këtij sezoni nuk është në nivelet e dikurshme, me Zidane, që nuk i ka dhënë shumë mundësi për të treguar edhe një herë vlerat e tij. Polemikat e tij me Zidane janë të qarta tashmë, që kur mesfushori u kap duke iu ankuar shokëve të skuadrës gjatë El Clasicos.

 



Kontrata e Isco me Real Madrid përfundon në verën e vitit 2022 dhe nga indiciet e fundit duket se palët nuk kanë ndërmend ta diskutojnë rinovimin. Madje 28-vjeçari pritet të largohet që në janar.

Këtë e konfirmon edhe veprimi i fundit i Iscos. Nga Spanja raportojnë se ylli madrilen ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Madrid. Ai është në bisedime me disa agjentë imobiliarë dhe shpejt pritet që shtëpia të mos jetë më e tija. Juventus është klubi që e kërkon me më shumë ngulm Iscon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!