Nxiti turmën të hynte në Kongres? Prokurorët nisin hetimet për rolin e Donald Trump

schedule23:41 - 7 Janar, 2021

schedule 23:41 - 7 Janar, 2021

Prokurori i Përkohshëm i SHBA-së Michael Sherwin deklaroi sot se po shikojnë të gjithë aktorët e përfshirë në trazirat në Kongres të mërkurën, duke përfshirë rolin që Presidenti Trump luajti në nxitjen e turmës.

Kur u pyet drejtpërdrejt nga një reporter nëse hetuesit po shikonin rolin që luajti Trump në tubim, Sherwin tha, “Ne po shohim të gjithë aktorët këtu dhe këdo që ka pasur një rol dhe nëse ka prova ata do të akuzohen” tha ai.

Donald Trump akuzohet se nxiti turmën duke e shtyrë drejt Kongresit dhe për këtë arsye demokratët kërkojnë largimin ose shkarkimin e tij nga detyra edhe pse i kanë mbetur vetëm 13 ditë nga mandati./ db/Abcnews.al