Nxënësit e fshatit Çiflik nuk pranojnë të shkojnë në shkollën e Urës Vajgurore: S’ka kushte

schedule22:18 - 17 Shtator, 2020

schedule 22:18 - 17 Shtator, 2020

Këto janë pamjet që s’kanë nevojë për koment dhe që tregojnë gjendjen e mjerueshme të shkollës së fshatit Çiflik të Urës Vajgurore, e cila këtë vit shkollor nuk është hapur.

Nxënësit janë dërguar për të mësuar në shkollën “5 Maji” të Urës Vajgurore.

Por shkuan vetëm një ditë pasi transporti i tyre me autobus dhe vetë shkolla që është zgjedhur nuk ka kushte që parandalojnë përhapjen e virusit.

“Në autobus ka shumë nxënës. Termometri punoi vetëm ditën e parë dhe më pas u prish. Dezifektantët i kemi blerë vetë. Ne kemi frikë se mos na kap virusi”, shprehet një nxënës.

Prindërit e të vegjëlve kërkojnë restaurimin e shkollës së fshatit, pasi nuk duan që fëmijët e tyre të sakrifikohen.

“Nuk i dërgojmë më, në shkollën e Urës Vajgurore nis mësimi në 2.30 dhe mbaron në 6”, shprehet një nga prindërit.

Prindërit janë të gatshëm të japin dhe vetë para që kjo shkollë të rregullohet.

“DO të mblidhemi vet si fshat dhe do të bëjmë rregullimet që duhen”, u shpreh një tjetër qytetar.

Kryetarja Juliana Memaj tha se projekti për restaurimin e shkollës e kanë gati, por nuk kanë ende paratë.

“Kemi vijuar me procedurën për projektin e rikonstruksionin e kësaj shkolle dhe së shpejti presim financimin. Me alokimin e fondit ne do të vijojmë procedurat për të mundësuar kthimin në gjendjen e mëparshme”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/