Ende nuk quhen favoritë, por nuk duan t’ia dinë.
Los Anxhelos Lejkërsat jo më kot janë skuadra më e famshme e basketbollit në botë, dhe shpesh kanë sfiduar parashikimet, siç po bëjnë edhe tani.
Lebron Xhejms udhëhoqi edhe një herë tjerër “Liqenasit”, në një fitore që nuk pritej edhe aq, 101-94 ndaj Hjustonit në raundin e parë të plej ofit në NBA.
Edhe pse u luajt në Kaliforni, sërish mungesa e yjeve Luka Doncic dhe Ostin Rivs, bënte që shpresa të mos ishte e madhe, por “Mbreti I koshit” u tregua vendimtar dhe Lejkërsat morën epërsinë 2-0 me fitore.
Xhejms pati 28 pikë, 8 topa në tabela, 7 asistë dhe një vjedhje topi, duke vazhduar të sfidojë moshën 41-vjeçare.
Markus Smart e ndihmoi me 25 pikë, Ljuk Kenard pati 23 dhe Haçimura 13 pikë.
Hjuston këtë herë ishte më I plotë, sepse Kevin Durant u kthye nga dëmtimi, por as kjo nuk ndihmoi.
Veterani 37-vjeçar shënoi 23 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu 4 asistë, por e humbi 9 herë topin.
Ylli turk, Alperen Shengyn ndihmoi teksanët me 20 pikë, 11 topa në tabela, 5 asistë, 4 vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh.
Fat të ndryshëm pati ylli I madh I ri, Viktor Uembanijama.
Francezi 22-vjeçar pësoi një dëmtim të frikshëm, pasi u përplas me kokë në parket dhe luajti vetëm 12 minuta në humbjen që San Antonio e pësoi në shtëpi, 106-103 ndaj Majemit.
Në mungesë të tij, miqtë nga Florida përmbysën rezultatin në fund falë 31 pikëve të shënuara nga Skot Henderson.
Shumë mirë luajtën edhe basketbollistët e tjerë miq si Holidei, Kamara, Klingën apo Deni Avdija dhe rezultati I serisë në Perëndim është I barabartë 1-1.


