Numri i të vdekurve kap majat, Trump paralajmëron: Kemi dy javë të dhimbshme para

schedule14:11 - 1 Prill, 2020

schedule 14:11 - 1 Prill, 2020

Kryebashkiaku i Nju Jork Bill de Blasio ka falenderuar presidentin amerikan Donald Trump pas mbërritjes së anijes ushtarake  – spital. Ai u shpreh se ky ishte një lehtësim për Nju Jorkun por javët më të rënda janë ende para. Qeveria federale, shtoi është e vetmja që mund të ndihmojë qytetin e Nju Jork për të arritur në nivelin e gadishmërisë që duhet përballë pandemisë, për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundur

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërohen më shumë viktima se në atentatet e 11 shtatorit, me më shumë se 4 mijë viktima në total dhe më shumë se një mijë brenda 24 orësh. Por parashikimet janë të frikshme pasi priten deri në 240 mijë viktima. Në botë shifra e të prekurve i afrohet kuotës 900 mijë dhe më shumë se 42 mijë viktima, nga të cilat 2/3 në Europë.

Presidenti amerikan Trump paralajmëroi se do të jenë dy javë shumë, shumë t ë dhimbshme. Kreu i shtëpisë së bardhë u shpreh se nëse njerëzit duan të përdorin maskat kjo gjë nuk sjell asnjë dëm, por ai këshilloi që për një kohë të shkurtër në vend të maskës të përdoret shalli ose ndonjë gjë tjetër. Ai theksoi se po prodhohen me miliona maska por ato duhet të shkojnë nëpër spitale.

Ndërkohë që regjistrohen dhe dy viktima shumë të reja në moshë si pasojë e kovid 19, një 12 vjecare në Belgjikë dhe një 13 vjecar në Kaliforni.

Ndërsa në Kinë janë 36 rastet e reja të infektimit nga koronavirus nga të cilat 35 të importuar dhe një i brendshëm. Komisioni shëndetësor kombëtar në Kinë për herë të parë publikoi dhe shifrat e të prekurve por që nuk paraqesin simptoma janë mbi një mijë. ndërkohë që rritet dhe më përqindja e të shëruarve në 94%

Në Sllovaki shënohet viktima e parë nga koronavirus, ndërsa rastet e konfirmuara në vend janë rreth 400.

Në botë personat e shëruar i afrohen shifrës 200 mijë ndërsa numri më i madh i të prekurve është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që përbëjnë 20 për qind të rasteve në botë, ndjekur nga Italia me rreth 106 mijë dhe Spanja me më shumë se 96 mijë. /abcnews.al