Numri 3 me fat, rekordet e Mbappe mbrëmjen e djeshme

schedule11:19 - 17 Shkurt, 2021

schedule 11:19 - 17 Shkurt, 2021

Kylian Mbappe mbrëmjen e djeshme shpërtheu duke dhunuar tre gola ndaj Barcelonës në fitoren 1-4 të PSG dhe i dhënë një ndihmë të madhe ekipit të tij për të kaluar më tej në Champions League.

Me tre golat e mbrëmshëm Mbappe u ngjit në podiumin e golashënuesve më të mirë të historisë së PSG. Mbrëmë Mbappe arriti kuotën e 111 golave, duke kaluar Palueta (109 gola) në këtë renditje dhe u renditur i treti.

Sipër tij renditen vetëm Ibrahimovic me 156 gola dhe Edinson Cavani me 200 gola. Numri tre ishte me fat për Mbappe mbrëmë pasi ai u bë lojtari i tretë në histori, që i shënon tregolësh Barcelonës në Champions League pas Faustino Asprilla për Newcastle dhe Andriy Shevchenko për Dynamo Kyiv. /abcnews.al