Analisti Roland Lami në studion e ABC News, komentoi vijimësinë e procesit të numërimit të votave.
Ndërsa janë numëruar 119 kutitë e para, Partia Socialistë ka kryesuar deri në tani në ranga kombëtar. PS kryeson me 53.74 për qind.
Analisti Roland Lami u shpreh se për qarkun e Dibrës sipas tij PD e ka më të lehtë për të mbajtur numrin 3. Ndërsa theksoi se në Shkodër, PD e ka të “blinduar mandatin e katër dhe se sipas tij i duhet një “sforco” për të mbajtur mandatin e 5
“Për qarkun e Dibrës PD e ka më të lehtë për të mbajtur numrin 3 ndërsa PS e ka më të vështirë për të kapur numrin 3. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë. Është bërë një investim infrastrukturor që ndoshta jep edhe ndonjë efekt nga ana e PS. PD e ka të blinduar mandatin e katërt dhe i duhet një sforco për të mbajtur mandatin e 5. PS e ka të blinduar 3 dhe lufton fort të kapë mandatin e 4. Tek mandati i 4 është në përplasje me PSD që kërkon të marrë numrin 2.
Marrëveshja e heshtur PS-PSD në lidhje me votat në Shkodër nuk është më, në Shkodër tek e djathta kemi edhe kandidatura që vijnë nga fraksione që janë nga e djathta që duam apo jo do bëjnë njëfarë gërryerje”, tha Lami./abcnews.al/