Nuk zbritën, e ndoqën dhe e qëlluan me silenciator, skema e atentatit në Mamurras, pistat

schedule16:44 - 28 Janar, 2021

schedule 16:44 - 28 Janar, 2021

Kur kanë kaluar disa orë nga atentati kundër Myslim Likës ende nuk ka asnjë të arrestuar nga policia, që vijon që të kontrollojë zonën, por autorët janë zhdukur pa gjurmë.

Dyshimet e para të policisë janë se autorët kanë qëlluar nga një mjet, pra nuk kanë zbritur, por kanë qëlluar direkt nga makina.

Një tjetër dyshim i policisë, nisur edhe nga dëshmitë e para është se autorët kanë qëlluar me silenciator.

Por kush është Myslim Lika, djali dhe dy pistat?

Myslim Lika është person me precedent penal pasi akuzohet se ka vrarë në vitin 1997 në Gjorm, Gëzim Çelikun, djalin e ish-ministrit të Industrisë së kohë së diktaturës Hajredin Çelikun dhe një italian.

Shkaku ishte një mosmarrëveshje për një tokë që ju dha dy viktimave që do ngrinin një biznes mobilierie. Ai u dënua me 25 vite për vrasjet, ndërsa është liruar disa vite më parë.

Prej disa vitesh Lika jetonte në kryeqytet, ndërsa sot ndodhej në Mamurras pasi mori pjesë në ceremoninë mortore të motrës e cila u vetëvar dy ditë më parë.

Lika mori tre plumba, një në zemër dhe dy në krahë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Përpos pistës së hakmarrjes për të shkuarën e tij, nga hetimi nuk përjashtohet edhe precedenti i djalit.

Myslim Lika është i ati Arjan Likës, i cili vitet e fundit kishte ndërruar emrin në Ilir dhe përdorte mbiemrin e së ëmës Xhepa. Ai u arrestua disa muaj më parë si bashkëpunëtor i Eduard Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në maj të vitit të kaluar./ db/Abcnews.al