Nuk zbatohen rregullat e distancimit social, mbyllet tregu i fruta-perimeve në Fushë-Krujë

schedule08:43 - 20 Prill, 2020

schedule 08:43 - 20 Prill, 2020

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat e policisë bashkiake të Krujës kanë vendosur shiritat në tregu e Fushë-Krujës. Shkak për mbylljen e tregut raportohet të jetë moszbatimi i rregullave për distancim social si dhe kushtet jo të mirë në këtë treg të fruta perimeve.

Njëkohësisht vatra e përhapur në një fasoneri në Krujë do të bënte mbylljen e disa njësive tregtare. Disa punonjës të një fabrike këpucësh në Krujë janë infektuar nga Covid-19, ndërsa punonjësit e kësaj fasonerie, janë dhe nga zona e Kurbinit.

Sipas burimeve nga policia bashkiake Krujë, dy tregjet do të qëndrojnë të mbyllura deri në plotësimin e kushteve të domosdoshme dhe uljen e rrezikut nga koronavirusi. Sakaq tregtarët janë të njoftuar një ditë më parë, ndaj këta të fundit nuk janë paraqitur pranë tezgave të tyre.

Disa tregtarë në Fushë-Krujë kanë tentuar të shesin prodhimet e tyre nëpër trotuare, por policia bashkiake i ka larguar.  Janë lejuar vetëm tregtaret e fruta-perimeve të cilët plotesojnë kushtet në njësitë tregtare! /abcnews.al/