The Weeknd ka reaguar pas shpalljes së nominimeve të “Grammy Awards”. Këngëtari i “Blinding Lights” nuk mori asnjë nominim për albumin “After Hours”, pavarësisht suksesit dhe rekorderve që ka vendosur.
Përmes një postimi në twitter, artisti e ka cilësuar “Grammys” si eventin më të korruptuar. “Grammy-t mbeten të korruptuar. Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës në industri. ”, shkruan ai.
The Grammys remain corrupt. You owe me, my fans and the industry transparency…
— The Weeknd (@theweeknd) November 25, 2020
Vendimi i akademisë për të mos nominuar albumin e këngëtarit 30-vjeçar apo këngën “Blinding Lights” në krye të listave shkaktoi reagime të shumta në rrjet, në një kohë kur artisti është mjaft i pëlqyer dhe nuk mund të injorohet në mënyrë të tillë.
Kujtojmë që artistja shqiptare Dua Lipa është nominuar për 6 kategori, tre nga të cilat për albumin “Future Nostalgia” si rekordi e vitit, albumi e vitit dhe albumi më i mirë vokal pop. Dy nominime mori për këngën “Don’t Start Now”. /abcnews.al