“Nuk tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni”, zbardhet dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit në Durrës: Nusja na kërcënoi se do…

schedule14:21 - 18 Prill, 2024

schedule 14:21 - 18 Prill, 2024

DURRËS- “Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”.

Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Rexhep Gjura, i cili vazhdon të qëndrojë stoik duke mos dhënë asnjë ndihmë për policinë për vendndodhjen e nipit 3 vjeç.

Ai tregon se këto kanë qenë rrethanat, të cilat e kanë detyruar atë dhe familjen e tij të kryej këtë akt. Rexhepi rrëfen po ashtu kohën se kur janë prishur raportet me nusen e djalit të tij, i cili ndërroi jetë një vit më parë në një aksident.

“Me humbjen e djalit tonë në aksident, nipi zinte vendin e të dyve: edhe të tijën si nip po nëpërmjet pranisë së tij shohim edhe djalin tonë që s’jeton më. Me nusen nisen debatet që ditët e para që na vdiq djali. Donte të ikte në shtëpinë e prindërve të saj, pa mbush as 40 ditë që bashkëshorti i kishte vdekur. Edhe me pas kemi pasur kontradikta për të marrë djalin (nipin) pasi nuk donte qe ne ta takonim. Pastaj na e lejonte ta takonim shume rrallë. Kur kërkonim qe ta merrnim në shtëpi që ta mbanim pak orë të çmalleshim, na thoshte merreni edhe këtë radhë se s’keni për ta parë më pasi do ta marrë e do iki jashtë shtetit të vazhdojmë jetën tonë. Ajo mund të vazhdojë jetën e saj se nuk ka të drejtë ta ndalojë askush, por nuk ka të drejtë të na mohojë faktin për të takuar nipin. Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka.  Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni”,- ka deklaruar Rexhep Gjuni para oficerëve të policisë./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!