Merkatoja e janarit pa Cancelon të huazohej te gjigantët gjermanë të Bayern Munich nga Manchester City.
Portugezi është një lojtar i talentuar, ku shquhet zakonisht për asistimet që ai jep, por çuditërisht, nuk po aktivizohet siç duhet te Bayern dhe sipas gazetarit Albert Masnou, bavarezët kanë vendosur mos ta blejnë në fund të sezonit për shifrën e 70 milionë eurove.
City planifikon që Cancelo mos të kthehet më në ekip, dhe synimi është ta shesin gjatë merkatos së verës. Anglezët mund të ofrojnë të njëjtën formulë, huazimin me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, dhe këtu futet në skenë Barcelona.
Katalanasit nuk mund ta përballojnë çmimin e 28-vjeçarit. Megjithatë, marrëdhënia e mirë e Laportës me Mendes, agjentin e lojtarit, mund ta bëjë më të thjeshtë këtë lëvizje.
Barselona ka kohë që është në kërkim të një mbrojtësi krahu të djathtë dhe Cancelo mund t’i bëjë të dyja./ h.ll/abcnews.al