Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta te “Unaza e Re”, ku banorët janë bashkuar sërish për të protestuar në mbrojtje të kauzës së tyre.
“Ne shtëpitë tona do t’i mbrojmë, do të vazhdojmë rezistencën, kriminelët që dhunuan banorët duhet të dalin para drejtësisë”, shprehen banorët.
I pranishëm në protestë është edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari . Braimllari shprehet se Edi Rama e ka shkatërruar sistemin e drejtësisë.
“Edi Rama nëpërmjet ushtarëve të tij kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese sepse kështu nuk do të ketë hetim për Unazën e Re dhe do të thellojë më tej projktligjet e tij kriminale”, tha Braimllari.
Protesta po zhvillohet e qetë, banorët shprehen se nuk do të heqin dorë dhe do të dënojnë rëndë dhunën e ushtruar, gjithashtu i bëjnë thirrje qeverisë dhe kryebashkiakut Veliaj se nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre.
Sipas banorëve 83 banesa pritet që të shemben nga IKMT në ditët në vijim, raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci.
/abcnews.al