19 vjeçari Aldo Kënga ndërroi jetë pasi u ndje keq gjatë mësimit në një fshat të Italisë, i quajtur San Vito Lo Capo. I riu u dërgua në spital, por pa mundur që të shpëtojë.
Mjekët nuk e kanë ende të qartë se çfarë ka ndodhur me të riun shqiptar, ndërsa miqtë kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, shkruan abcnews.al.
Njëra prej tyre shkruan se e kishin njohur Aldon që kur ai nuk dinte asnjë fjalë italisht, ndërsa ishin rritur bashkë duke bërë “një mijë budallallëqe në bankat e shkollës”.

“Ne të njohëm ty që kur nuk dije asnjë fjalë italisht. Të dhëma ngrohtësinë e duhur. Sa shumë budallallëqe bëmë në banka e shkollës, sa largime nga mësimi. Nuk mund ta besoj që ti nuk do të vish më. Nuk mund ta besoj që nuk do të vish më në takimet pas kishës. Jeta është e padrejtë”, shkruan Isabella, një shoqe e Aldos.
Të tjerë i janë bashkuar dhimbjes së saj duke theksuar se Aldo ishte një shok perfekt, kurse mësuesja shkruan se “Aldo do t’i mungojë shumë”. /abcnews.al




