“Nuk menaxhohet lufta në shtëpi dhe në media”, analisti Bedri Islami: Kryeministri Rama duhet të jetë prijësi i kësaj beteje nga zyra

schedule08:46 - 18 Mars, 2020

schedule 08:46 - 18 Mars, 2020

Analisti Bedri Islami nga Gjermania është shprehur kundër menaxhimit të kryeministrit Edi Rama ndaj situatës së krijuar në vendin tonë për shkak të koronavirusit. Islami në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit është shprehur se në një gjendje emergjence kombëtare kryeministri nuk mund ta bëjë duke u izoluar në shtëpi, por duhet të prijë shqiptarët dhe të jetë në krye të detyrës.

Ndër të tjera ai ka theksuar faktin se në Shqipëri është hapur më shumë seç duhet panik për shpërthimin e pandemisë ku sipas tij vjen për faktin se qytetarët kanë humbur besimin tek shteti.

Nëqoftë se është luftë atëherë kësaj duhet ti prijë dikush dhe ky është kryeministri i shqipërisë. Nuk duhet të mbyllet në një vilë por duhet të jetë atje ku duhet të jetë i nevojshëm. Ndërkohë tashmë vetëm ministrja Manastirliu që është në krye të instuitucioneve ministrat e tjerë kanë heshtur. Është momenti që të zbresë nga shtëpia e tij dhe të shkojë te njerëzit,” tha analisti.

Ndër të tjera Islami ka deklaruar se vetëm nëShqipëri ndodh që kryeministri dhe opozita të jenë pa pushim në ekranet mediatike pasi në vendet e tjera të gjithë liderit politikë ja kanë lënë vendin specialistëve.

“Unë në javët e fundit më ka rastisur që të jemë në shumë vende në Ballkan, Bruksel, Holandë etj dhe në asnjë vend të botës jo vetëm zonja Merkel por asnjë lidër nuk janë aq të pranishëm në media pasi vendin e tyre e kanë zënë specialistët. Ndërsa në shqipëri dalja e kryeministrit dhe lufta e opozitës ka rritur dhe panikun më të madh të qytetarëve, Prania e kryeministrit dhe opozitës në media nuk është në asnjë vend të botës”, është shprehur ai.

Pjesë nga biseda:

Vetë kryeministri ynë e ka përmendur shumë fjalën luftë. Në një luftë komandanti është në fvijë të ;parë të frontit apo qëndron ë i tërhequr si janë rregulluat e luftës?

Kjo është një çështje tjetër por kjo është një gjendje që lidhet dhe me këtë, ka momentet e saj, faza e parë është do të fitojmë ose jo. Në Kosovë nuk do të fitohej lufta nëse drejtuesit kryesorë nuk do të ishin në frontin e luftës nuk fitohet me deklarata politike. Ky është një moment deçiziv në Shqipëri nëse pandemia do të marrë përmasa të frikshme ose do të minimizohet, unë jam ndakord me masat e marra por kryeministri nuk mund të mbyllet në llogore.

Në Gjermani jeni në karantinë?

Jo në Gjermani jeta thuajse vijon normalisht, dje dhe sot do të bëhet mbyllje e disa dyqaneve dhe shkollave dhe një pjesë që kanë mundësi që të punojnë në shtëpi. Është një situatë më e qetë pasi njerëzit e dinë pasi shteti është në krahë të tyre jo si në Shqipëri që nuk e dinë se si do të mbijetojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!