“Nuk më zë tmerri nga Rama”, Nazarko: Klasa politike ka vdekur, ti hapet rrugë elitave ndërkombëtare

21:48 | 03/03/202021:480

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon ka komentuar situatën politike. Nazarko theksoi se klasa politike në Shqipëri ka vdekur, qoftë ajo e majtë dhe e djathtë.

“Qeveritë janë ndërruar me parrullën “kapni hajdutin”.  Kjo klasë politike pas 30-vjetësh ka vdekur, e majtë dhe e djathtë, e ka mbyllur ciklin.

Rama praktikisht ka gjithë pushtetin dhe nuk e pengon asnjë njeri të bëjë reforma të mëdha. Një diktator i ndritur nuk zhduk opozitën por qeveris me gjeneral të ndritur.

Të mëdhenjtë e kësaj bote mbeten të mëdhenj sepse shtabi rrotull tyre është i përbërë nga njerëz të mëdhenj. Unë e përkrah Ramën nëse ky njeri tani që i ka të gjitha të në dorë, do të merrte përsipër që të rriste rolin e elitave kombëtare, por të mos e ngushtonte rrethin qeverisës. Të rriste arsimin profesional sepse është turp që ne të kërkojmë punëtorë në Afrikë. Shqipëria nuk ka bërë shkolla profesinonale. Unë e kritikoj Ramën në një plan tjetër.

Tani që i ka të gjitha duhet të pyesë veten nëse po bën reforma të mëdha. Unë besoj të mëdhenjtë. Në thelb Reforma në Drejtësi duhet të ishte pasojë. Një hap drejt lirisë është vetëm kur ke barë një hap drejt kulturës. Nuk kam ndërmend që 30-vjet të jetës timë që mi mori Enver Hoxha dhe 30 vjet Saliu edhe Rama dhe unë të vazhdoj të jetoj në udhëhqjen e qeverisë kjo është çmenduri. Duhet ti hapë rrugën elitave ndërkombëtare dhe vetëm kështu hyjmë në histori”, tha Nazarko.

Më tej analisti theksoi që një njeri të shënohet në histori duhet të mbajë rreth tij njerëz të mëdhenj.

“Quhen të mëdhenj kur udhëheqin nëpërmjet stafeve të tilla. Thelbi është se që të mbetesh i madh në histori ndihmësat e tij duhet të jenë të mëdhenj.

Në Shqipëri përveç ministrit të Financave, shumica e ministrave janë torollak në fushën ekonomisë, janë mediokër”.

Gjithashtu ai theksoi se kryeministrit Rama duhet ti tregojmë disa merita të mëdha. “Sqima që i pruri Rama Shqipërisë është e madhe. Ai ka stilin e tij që për shumë veta duket qesharak”, u shpreh Nazarko.

Performanca e tij matet me një gjë konkrete, njerëzit duan të ikin?

Nazarko: Çdo situatë aktuale është produkt i një situatë paraardhëse. Një nga budallëqet që bëjmë ne si shqiptar është se ne harrojmë. Një gabim sot mund ta paguajmë për 30-vjet. Meritat e Ramës duhet ti njoh. Nëse Berisha do të kalojë afër Kavajës do të tmerrohet nga ajo. Unë e kritikoj Ramën si kritizeri dhe miku i tij më i madh: “I kërkoj arsimin profesional,  rrugët e Shqipërisë”. 

Ne edhe kur shesim qepë bëjmë politikë, nuk kemi shoqëri dhe duhet të durojmë këta. Nuk më zë tmerri nga Rama, mua më zë tmerri se çfarë do të ndodhë pas Ramës. Është një shoqëri e bërë copë dhe nuk ka antikorpe për tu mbrojtur.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono