Nuk leu vezët por flokët, Luana Vjollca bën ndryshimin drastik për Pashkë

schedule18:44 - 4 Prill, 2021

schedule 18:44 - 4 Prill, 2021

Luana Vjollca ka eksperimentuar shpesh me look-un e saj, por në një mënyrë të sigurt, me paruke. Në daljet e saj televizive, Luanën e kemi parë shpeshherë dhe si brune, por ndryshimi i fundit i saj i ka lënë fansat pa fjalë.

Moderatorja ka zbuluar përmes një videoje që ka publikuar në Instagram, se ka hequr dorë përfundimisht nga nuancat bjonde, duke i lyer flokët në ngjyrë portokalli në të kuqe. “Këtë vit në vend që të ngjyrosja vezët, ngjyrosa flokët. Gëzuar Pashkën”, ka shkruar Luana.

 

 
View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Megjithëse jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë bionde, Luana duket një super yll dhe me look-un e ri. Ndërkohë kujtojmë që moderatorja ka paralajmëruar se pritet që së shpejti të vijë me projektin e ri muzikor. /abcnews.al