Nuk lejojnë futjen e kryetarëve në zyrë, serbët mblidhen sërish në Zveçan

schedule07:41 - 2 Qershor, 2023

schedule 07:41 - 2 Qershor, 2023

Tensionet në veri duket se akoma nuk kanë marrë fund. Këtë të premte protestuesit serbë janë mbledhur para komunës së Zveçanit dhe kanë nisur të nënshkruajnë duke e arsyetuar veprimin se pse “nuk po lejohen të hyjnë në objektin e komunës”.

Është dita e gjashtë e protestave në Veri dhe serbët kundërshtojnë ushtrimin e detyrës së kryetarëve të komunave në tri komuna në veri, nga objektet komunale.

Tensionet kanë përcjellë disa ditë protestat, ndërsa së fundmi protestat janë zëvendësuar me fyerje e provokime.

Ndërkohë një ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se serbët e Kosovës në vazhdimësi janë nën trysni dhe kërcënime që të kryejnë veprime jashtë vullnetit të tyre.

Ndërkaq kujtojmë se edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar reflektim dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në veri të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!