Nuk kishte simptoma, nëna infekton 17 nga 18 fëmijët e saj

schedule19:36 - 18 Prill, 2020

schedule 19:36 - 18 Prill, 2020

Një grua nga NewYork-u ishte infektuar me koronavirus, por nuk pati simptoma, kjo bëri që ajo ta kalonte virusin edhe tek 17 nga 18 fëmijët e saj. Brittany Jencik ka treguar se ajo infektoi pothuajse të gjithë fëmijët e saj rreth pesë javë më parë.

Kur Jencik u sëmur rëndë, fëmijët e saj, disa prej të cilëve janë birësuar, filluan që të shfaqin simptoma gjithashtu. Nëna është shprehur se virusi vdekjeprurës i cili ngjan si të jetë një lloj gripi e goditi familjen e saj si një tren me shpejtësi.

Ajo shprehet:

“Ishte e tmerrshme. Unë isha në një gjendje më të përparuar se ata të gjithë. Nuk kam pasur ndonjëherë kaq shumë frikë për jetën time. Isha jashtëzakonisht e shqetësuar dhe mendoja se nuk do të isha kurrë sërish e njëjta.”

Familja Jenciks janë tashmë duke u shëruar pas disa javësh në izolim ndërsa nuk dihet ende sesi nëna e 18 fëmijëve e ka marrë virusin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!