Tifozët e Interit ëndërruan blerjen e Leo Messit, por ylli argjentinas vendosi në fund të mos largohej nga Barcelona. Zikaltrit ishin një nga opsionet nëse “pleshti” do të mbyllte aventurën në “Camp Nou”, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Javier Zanetti tregohet i sinqertë në një prononcim për Fox Sports. Ish-kapiteni legjendar dhe zëvendës presidenti i klubit italian, flet rreth patriotit të tij, duke theksuar se ishte e drejtë që Messi qëndroi te Barcelona.
“Blerja e Leo Messit nuk ka qenë kurrë një mundësi konkrete për ne. Është e drejtë që qëndroi te Barcelona. Të gjithë klubet janë ndikuar në aspektin financiar nga shpërthimi i pandemisë, njësoj edhe për Interin. Duhet të shesim lojtarë në fillim, më pas mund të blejmë“, deklaron Zanetti. /abcnews.al