“Nuk kërkojmë vota nga deputetët ‘boksierë’”/ Reforma zgjedhore? Rama: Bëjmë edhe pa komision

schedule15:28 - 10 Janar, 2024

schedule 15:28 - 10 Janar, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk po kërkojnë vota nga deputetët “boksierë”, pasi parlamenti është kthyer tani në një olimpiadë fizike.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, ai tha se bëjnë dhe pa komision, duke marrë shembull, parlamentet e vendeve fqinje, të cilat nuk e kanë të nevojshme të bierë dakord i gjithë kuvendi.

“Asnjëra nga këto sa do që janë arsye të rëndësishme, edhe për ato ç’ka parashikon amnistia. Ata që nuk e meritojnë të rrinë aty brenda si viktima të keqkuptimit, por kjo nuk na bën ne të pranojmë keqkuptimin. Ushtrimi i forcës fizike, si edhe përdorimi i krahëve apo duarve të na imponohet ne si argumenta që nuk jemi dakord. Komisioni nuk është një normë ndërkombëtare. 

Po ju marr vetëm dy parlamente në anën tjetër të detit apo në jug të vendit, nuk presin të bjerë dakord i gjithë parlamenti për reformat zgjedhore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!