“Nuk kemi maska, doreza dhe as alkool”, Rama i përgjigjet videos së shpërndarë nga PD

schedule12:03 - 7 Mars, 2020

schedule 12:03 - 7 Mars, 2020

Kryeminstri Rama i është përgjigjur sot nga Shijaku videos së publikuar nga Partia Demokratike ditën e djeshme, në të cilën shprehej shqetësimi për mungesën e theksuar se mjetëve mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Videoja lidhej me një bisedë mes drejtoreshës së Qendrës Shëndetësorë nr.8 në Tiranë dhe stafit, ku këta të fundit ankoheshin se nuk kishin doreza, dezinfektantë dhe as ujë për të larë duart.

Gjatë bisedës, drejtoresh u thotë që të marrin raki nga shtëpia dhe se markat i kishin me numër.

Në lidhje më këtë Rama u shpreh se nuk është ky realiteti dhe se maskat nuk mbrojnë nga koronavirusi.

“Ishtë një rast që fliste për drejtoreshën ka alkool s’ka alkool, kjo s’ ka të bëjë me realitetin e përgjithshëm. Patjetër probleme mund të ketë aty e këtu. Kur Franca si vendi me sistemin shëndetësor më të njohur detyrohet të bëjë sekuestrimin e maskave nga të gjithë, sepse u bë nami kot. Burimet zyrtare thonë se maskat s’i shërbejnë njerëzve që nuk e kanë, nuk duhen për gjithë njerëzit”- tha Rama. /abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2606763146116331/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!