Nuk kanë fund incidentet, tifozët grek shpalosin banderolën “Kosova është Serbi”

schedule21:46 - 27 Shtator, 2023

schedule 21:46 - 27 Shtator, 2023

Pas vrasjes së pabesë të rreshterit, Afrim Bunjaku, nga një grup terrorist serb, në Zveçan situata vazhdon të jetë e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, por mesa duket kjo tragjedi ka prekur dhe botën e futbollit.

Një ngjarje e papritur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqi, teksa në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Superligës greke, mes skuadrës së Olympiacos dhe Aris ka rënë në sy një banderolë tronditëse.

Tifozët e Olympiacos kanë shpalosur banderolën, “Kosova është Serbi”, shprehje që më pas është thirrur në kor nga gjithë tifo-grupi i ekipit nga Pireu, duke shëmtuar kështu ndeshjen midis 2 skuadrave.

Ndërkaq, kujtojmë se tifo-grupi i Olympiacos, i quajtur “Gate 7” është ndër më të rrezikshmit dhe më të dhunshmit në Athinë, teksa nuk është hera e parë që kanë shprehur të tilla mesazhe politike, kundër Kosovës, shtet të cilin Greqia ende nuk e njeh. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!