Nuk ka surpriza në provat zyrtare, Hamilton e Mercedes fluturojnë në Belgjikë

schedule16:59 - 29 Gusht, 2020

schedule 16:59 - 29 Gusht, 2020

Pak minuta më parë kanë përfunduar dhe provat zyrtare të Formula 1. Këtë javë garat zhvillohen në Belgjikë dhe pole position e ka fituar i përhershmi Louis Hamilton.

Piloti britanik i Mercedesit ka qenë më i shpejti në pistë, me kohën 1:41.252. Gjithashtu në vendin e tyre renditet piloti tjetër i skuadrës gjermane, Valtteri Bottas. Finlandezi i mbylli provat në kohën 1:41.763.

Podiumin e mbyll piloti i Red Bull, Max Verstappen, me + 0.526 më shumë se Hamilton i vendit të parë. Emocionet dhe suprizat janë të garantuara ditën e nesërme, ku gjithçka pritet të startojë në orën 3:10. /abcnews.al