Nuk ka surpriza në Grupin E, Liverpool dhe Napoli kualifikohen

schedule20:47 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 20:47 - 10 Dhjetor, 2019

Janë mbyllur dy sfidat e orës 18:30 në Champions League, të vlefshme për Grupin E. Liverpool udhëtoi në transfertë përballë Salzburg dhe kjo ndeshje ishte shumë delikate për ta. Salzburg luftoi shumë dhe besoi deri në fund për të arritur kualifikimin, por Liverpool ishte shumë i fortë.

Në harkun kohor të 60 sekondave, Keita dhe Salah gjejnë rrugën e rrjetës, për t’i dhënë fitoren 0-2 të kuqve. Liverpool e mbyll si skuadra kryesuese e Grupit E, me plot 13 pikë. Salzburg do të luajë në Europa League, pasi e mbylli fazën e grupeve në vend të tretë, me vetëm 7 pikë.

Keita dhe Mane festojnë golin e parë (57′)

Napoli nuk e ka pasur aspak të vështirë përballë Genk dhe fitoi pastër 4-0 në shtëpi. Milik shënoi një tripletë në pjesën e parë, ndërsa Mertens shënoi në të dytën me penallti, duke goditur me Panenka. Kjo fitore i hipotekoi Napolit vendin e dytë, me 12 pikë. Genk e mbylli e fundit, me vetëm një pikë./abcnews.al

Grupi E në Champions League