Nuk ka qetësi, Turqia kërcënon sërish: Ne do t’i kthejmë ëndrrat e grekëve në makthe

schedule21:58 - 18 Shkurt, 2021

schedule 21:58 - 18 Shkurt, 2021

Pavarësisht se u ulën në tryezë, tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë.

Zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, Omer Çelik kërcënoi sot grekët duke thënë se ëndrrat e tyre do të bëhen makthe.

“Nëse Greqia dhe grekët në Qipro ëndërrojnë të aktivizojnë pozicionet e tyre maksimaliste, ne garantojmë se këto ëndrra do të bëhen makthe.

Jo vetëm që nuk do të lejojmë që këto ëndrra të bëhen realitet, por nuk do të lejojmë një hap të vetëm në këtë drejtim” tha ai.

Në fund të vitit të kaluar tensionet mes dy vendeve për konfliktin detar ishin në prag lufte, por në fillim të 2021, dy palët u ulën në bisedime, por qetësi nuk ka./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!