Një tjetër tërmet i fortë godet ishullin grek

schedule10:44 - 21 Tetor, 2021

schedule 10:44 - 21 Tetor, 2021

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter goditi paraditen e sotme ishullin e Kretës në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti kishte një thellësi të ulët, prej vetëm 2 kilometrash  duke bërë që lëkundjet të ndjehen të forta në sipërfaqe, gjë që ka shkaktuar panik te banorët.

Megjithatë, nga të dhënat paraprake nuk raportohet për dëme në njerëz përveç disa çarjeve në banesat e vjetra. Tërmeti i sotëm ndodh pas atij më të fuqishëm të shtatorit, ku Kreta u goditi nga një lëkundje me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter.

Ishujt grekë, sidomos Kreta është goditur shpesh gjatë muajve të fundit nga tërmetet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!