Me gratë në Gjirokastër kryeministri Edi Rama tha se Shqipërinë në BE mund ta çojë vetëm ai dhe skuadra e Partisë Socialiste. Rama theksoi se Shqipëria është shteti i vetëm që mund të mbyllë negociatat me BE-në brenda tre vjetëve. Si shembull mori Maqedoninë dhe Serbinë, të cilat i kanë nisur negociatat shumë para nesh, por janë shumë hapa mbrapa.
Rama tha se tashmë BE ka sjellë në tavolinë planin për të mbyllur negociatat dhe Shqipëria e as Partia Socialiste nuk duhet të humbasë kohë me grindjet politike, por të bëjë vendin pjesë të familjes së madhe europiane.
“Rruga më e shkurtër për të mbyllur të gjitha historitë që kanë ata atje është që të kontribuojnë në zgjedhjet e 11 Majit. E fundit është kur thonë se ç’është kjo histori me mua. Po më hoqën mua nga rruga kthehen gjërat atje ku ishin dhe ata atë dinë të bëjnë më mirë, të kthejnë gjërat andej nga ishin. Ne i kemi hapur negociatat më vonë se vendet e tjera. Serbia i hapi shumë para nesh, Maqedoni ndërroi dhe emrin dhe akoma si ka marrë negociatat. Ne i hapëm negociatat dhe tani jemi para Serbisë. BE tani na kanë dhënë planin në tavolinë që për tre vjet të mbyllim negociata.
Nuk ka ndodhur kurrë. Kemi ardhur në momentin që na ka dhënë vetë në fati që ne ta përdorim. Prandaj ne duhet që të veprojmë, të mos e lëmë të na shpëtojë. Sepse ajo derë mund të mbyllet, se ajo është hapur hide mbyllur gjithë ato herë në këto 30 vite. Nëse ne humbasim kohë dhe merremi me kënetën ajo derë mbyllet. Nuk kemin kohë ne të merrmi me kukumjaçkat, kënetën e bretkosat që janë atje, që bëjnë ato muhabete që dinë të bëjnë më mirë, prandaj më 11 maj do të marrin humbjen më të para që para 4 viteve dhe humbjen më të thellë që prej 1997”, tha kryeministri Rama.

