Nuk ka më kohë për indiferencë! Arilena Ara: Nga një grua e nënshtruar lindin skllevërit e së nesërmes

schedule22:53 - 27 Nëntor, 2022

schedule 22:53 - 27 Nëntor, 2022

Nga Arielna Ara

Na ka prekur të gjithëve gjesti i kombëtares iraniane që refuzoi të këndonte himnin e vet në një formë proteste të heshtur, edhe pse më pas u thyen para presionit. Ne jemi të zënë me Botërorin, me reshjet, me problemet e përditshme dhe pak hapësirë kemi për t’u shqetësuar me diçka që duket sikur është shumë larg nesh.

Por ajo që po ndodh në Iran, duhet të na prekë. Janë qindar të vrarë , mes tyre gra dhe fëmijë vetëm se protesojnë kundër një sistemi që i trajton gratë si qenie të dorës së dytë, kundër një shteti që për gratë ka ngritur një polici të moralit.

Edhe në Botëror mund të keni dëgjuar për mijëra emigrant të vdekur apo që tifozëve që Katari u ka ndaluar alkoolin, por ajo që nuk ju thonë është se në Katar gratë nuk kanë të drejtë të vendosin për trupin e vet. Gratë nuk kanë të drejtë të vendosin se me kë do të martohen, as çfarë të punojnë, as çfarë të studiojnë. Gratë në Katar nuk kanë të drejtë as të udhëtojnë lirshëm. Ne ndoshta jemi shumë të ngarkuar për të mbartur problemet e të tjerëve dhe harrojmë, por liria e gruas është liri e gjithë botës. Nga një grua e lirë lindin qytetarët e së nesërmes. Nga një grua e nënshtruar lindin skëllevërit e së ardhmes së sistemit. Prandaj, nuk ka më kohë për indiferencë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!