Nuk ka më kohë, Partizani bën edhe goditjen e dytë në merkato

schedule16:49 - 16 Qershor, 2021

schedule 16:49 - 16 Qershor, 2021

Herald Marku është afrimi i dytë i Partizanit, sikurse bëjnë me dije burime të abcnews.al pranë lojtarit. Mesfushorit i kishte përfunduar kontrata me Vllazninë dhe pati disa oferta.

Tirana ishte një opsion, me bardheblutë që i kishin bërë një ofertë. Pista tjetër ishte kalimi te Rukh Brest në Bjellorusi, skuadër ku luan edhe Elis Bakaj.

Marku ishte një nga lojtarët më të spikatur sezonin e shkuar te Vllaznia, ndërkohë që lidhjen me Partizanin e ka të hershme.

Mesfushori, i cili në Superiore ka luajtur edhe me Tërbunin e Kastriotin, ka qenë pjesë e moshave të “demave”, para se të kalonte te pukjanët dhe më pas në Gjermani, ku luajti për pak kohë në ligat inferiore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!