Nuk ka më ditë “pranverore”, kur dhe ku priten reshjet e dëborës në Shqipëri

schedule09:46 - 14 Nëntor, 2022

schedule 09:46 - 14 Nëntor, 2022

Kjo javë do të jetë me temperatura dhe kushte moti tipike për vjeshtën, teksa ka nisur me vranësira dhe po ashtu do të vazhdojë.

Nga dita e mërkurë dhe pjesën tjetër të javës do të ketë reshje shiu, të cilat më të dendura parashikohen të jenë ditën e enjte dhe ditën e shtunë, bën me dije për Abc meterologia Lajda Porja.

Nuk do të mungojnë as rebeshet herë pas here me stuhi, ndërsa në zonat e thella malore do të shfaqen edhe reshjet e dëborës.

Temperaturat minimale do të jenë 3 apo 4 gradë në zonat malore, ndërsa maksimumet do të ngjiten deri në 17-18 gradë Celsius.

Kosova do të jetë nën ndikimin e vranësirave deri në mesjavë ndërsa më pas do të ketë reshje shiu dhe nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës. Temperaturat minimale do të luhaten në 4-5 gradë, ndërsa maksimalet 15-16 gradë Celsius.

Edhe në Maqedoninë e Veriut priten reshje në pjesën e dytë të javës, ndërsa gadishulli i Ballkanit është përfshirë nga një ciklon që deri tani ishte në jugun e Italisë. /abcnews.al