Nuk ka më dilema për Depay, presidenti i Lyon reagon me një status

schedule09:37 - 8 Janar, 2021

schedule 09:37 - 8 Janar, 2021

Barcelona, Milan apo Juventus duhet të presin. Memphis Depay nuk do të largohet nga Lyon këtë muaj. Ylli holandez, njëkohësisht kapiteni i ekipit francez, ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Presidenti i klubit që kryeson Ligue 1, Jean-Michel Aulas, me anë të një postimi në rrjetet sociale, thur elozhe për Depay dhe flet qartë rreth së ardhmes së tij.

Memphis Depay duhet të presë përfundimin e këtij sezoni për t’u larguar nga Lyon. Do të ishte mirë ta linim të qetë atë, i cili është një kapiten ekzemplar.

Njësoj si sezonin e kaluar kur mbërritëm në gjysmëfinalen e Champions, ai mund ta dërgojë larg Lyon këtë sezon. Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij“, shkruan Aulas.

Lyon synon fitimin e titullit kampion këtë sezon. 26-vjeçari është pika më e fortë e ekipit dhe presidenti ka vendosur të mos lejojë largimin e tij, duke e humbur me parametra zero në verë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!