“Nuk ka kohë për analizë”, Këlliçi: Po dorëzojmë dokumente për manipulimin e zgjedhjeve

schedule13:26 - 31 Maj, 2023

schedule 13:26 - 31 Maj, 2023

Ish-kandidati i “Foltores” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e “14 Majit”, Belind Këlliçi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News është shprehur se për momentin nuk po merren  me analizën e humbjes, por po përgatisin dokumentat për t’i dorëzuar në OSBE dhe institucionet e tjera për manipulimin e zgjedhjeve.

“Janë vetëm 17 dit dhe nuk mund ta përfundon analizën. Duhen me shumë ditë. Ne nuk jemi në fazën e analizën, por jemi në përpjekje për të plotësuar dokumentin për ta dorëzuar në OSBE, në lidhje me manipulimin e procesit zgjedhor.

Vetëm ditën e sotme keni parë të dhëna që janë bërë publike ku 547 mijë zgjedhës shëtitës, që votojnë në qendra ka nuk kanë banesat e tyre.

Po ashtu është bërë publike rasti i një uzinë të lënë në harresë në Kavajë, ku janë regjistruar 300 votues.

Nuk ka lidhje ka fituar apo jo “Bashkë Fitojmë” bashkinë.

Ka një problem shumë të madh me standartin e dyfishtë që ka drejtësia. Pak më parë pash rastin e Shkodrës, ku u shoqërua nën-kryetari i FRPD, ndërsa unë kam denoncuar disa raste live në media dhe asgjë nuk ka ndodhur” tha Këlliçi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!