Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk ia dua kafen kryeministrit”, Tabaku në Zall Herr: Rama nuk është modeli që do Shqipëria

schedule13:57 - 24 Janar, 2021

schedule 13:57 - 24 Janar, 2021

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Zall Herrit.

Banorët ndanë me ish-deputeten shqetësimet e tyre, duke theksuar se janë në izolim të plotë dhe se janë të braktisur nga Bashkia.

“Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, por dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si në mesjetë. Me 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat”, tha një nga banorët.

Jorida Tabaku theksoi se kjo është mënyra e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj i gënjen qytetarët me një thes miell dhe një kafe.

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët”, tha Tabaku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!