“Nuk i ra njeriut n’men për ta bërë qendrën të re”, Manastirliu në Durrës: Jemi në gatishmëri

schedule17:32 - 2 Mars, 2021

schedule 17:32 - 2 Mars, 2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka ndjekur nga afër punimet në qendrën shëndetësore në Katund Sukth, në Durrës, ndërsa u shpreh:“Nuk i ra njeriut n’men për të bërë qendrën e re”, por ne e thamë dhe e bëmë”, tha Manastirliu teksa takoi edhe pacientët e shtruar në këtë qendër.

Manastirliu tha se paketa e plotë të shërbimeve të kujdesit parësor, në kushte dhe standarde bashkëkohore, njësoj si 300 qendrat e rindërtuara në këto 4 vite, do të jetë njësoj si në qendër të qyteteve po ashtu edhe në zonat më të thella të vendit.

“Pavarësisht faktit se kemi filluar vaksinimin, kujdesi duhet të vijojë të jetë i shtuar. Të gjitha rastet me forma të lehta të sëmundjes duhet të ndiqet nga mjeku  familjes. Po ashtu me përmirësimin e 300 qendrave shëndetësorë në do të vijojmë me kujdesin dhe mbështetjen për këto qendra qendra.

Në Durrës ne kemi rehabilituar dhe jemi në rahabilitim të 20 qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Është bërë një punë e madhe për ta shtrirë programin tonë edhe aty ku nuk është. Fakti që kemi një standard të vendosur do të thotë që të gjitha shërbimet në Shqipëri do të jenë me një standard”,  tha Manastirliu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!