Nuk heq dorë nga Gabriel Jesus, Juventus shtang Guardiolën me këtë propozim

schedule22:37 - 3 Prill, 2020

schedule 22:37 - 3 Prill, 2020

Juventus kërkon një sulmues për sezonin e ardhshëm dhe ka piketuar Gabriel Jesus. Higuain do të largohet dhe braziliani i Manchester City shihet si zëvendësuesi i tij perfekt. Mungesa e aktivizimit në Champions League e shtyn 23-vjeçarin (feston sot ditëlindjen) drejt largimit dhe bardhezinjtë e tundojnë.

“Cityzens” e vlerësojnë kartonin e tij 70-80 milion euro. Juventusi po mendon të arrijë te Jesus me anë të një shkëmbimi, duke i propozuar klubit anglez një lojtar që i pëlqen Pep Guardiolës. Sky Sports raporton se “Zonja e Vjetër” ofron Douglas Costa për sulmuesin e Cityt.

29-vjeçari ka punuar me Guardiolën te Bayern Munchen dhe vlerësohet shumë nga spanjolli. Juventusi e vlerëson 60-70 milion euro, kështu që mjafton të shtojë 10 milion euro për të realizuar shkëmbimin midis dy brazilianëve ofensivë. /abcnews.al

 

Douglas Costa duke festuar fitimin e Bundesligës me Pep Guardiolën