Eduardo Camavinga pushtoi faqet e para të gazetave dhe titujt kryesorë të çdo medie të mundshme kur debutoi me kombëtaren e Francës dhe u konfirmua një nga talentet më të mirë në qarkullim, vetëm në moshën 17-vjeçare.
Edhe këtë sezon ai e kaloi me Rennais në Francë, por nuk ka arritur të bjerë në sy sa më parë dhe 1 gol dhe 2 asiste janë pak për një talent si ai. Faktin se nuk ka bërë një sezon të mirë e pranon edhe vetë mesfushor, duke treguar qartë pjekuri, edhe pse është vetëm 18 vjeç.
“Të mos gënjejmë, kam bërë një sezon mesatar. Kam pasur shumë ulje-ngritje, s’kam bërë aspak atë që duhej të bëja. Duhet të mësoj nga gjithçka që nuk kam arritur të bëj mirë.
Duhet të jemi realistë. Nuk kam bërë vetëm ndeshje të mira. Kam shumë për të përmirësuar dhe nuk dua të fshihem pas moshës sime. Këto janë gjëra që ndodhin”, u shpreh ylli kombëtares franceze, që në verë pritet të përfundojë në një nga skuadrat e mëdha në Europë. /abcnews.al