Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk fitohet me këta lojtarë”, Dovedan: Golat i shënuam vetë, duhen 3-4 afrime cilësore

schedule20:17 - 15 Janar, 2021

schedule 20:17 - 15 Janar, 2021

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas humbjes së pësuar në Durrës kundër Teutës, foli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Golat i kemi shënuar ne vetë, nuk na ka shënuar Teuta. Nuk ia dolëm të realizojmë dhe pësuam dy herë. Kemi humbur kot ne dhe Teuta ka fituar kot sot kundër nesh”.

Në lidhje me lëvizjet në merkato, Dovedan shtoi: “Nuk kemi marrë, çfarë kemi marrë? Ky është problemi, që na kanë ikur lojtarë. Me këta që kemi është shumë e vështirë për të fituar. Skuadra do 3-4 futbollistë të mirë të paktën”.

“Takimi me Martinin ne fund? Thjesht po bisedonim në përgjithësi, vetëm kaq. Nuk kishte diçka të veçantë”, u shpreh trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!