Rreth 10 ditë më parë, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Dojna Mema u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë në ambientet e Spitalit Amerikan dhe e pagëzoi me emrin Nolan Sol. Menjëherë, Dojna nuk nguroi të ndante momentin më të bukur të jetës me ndjekësit e saj në Instagram.
Gjithashtu, në ditët në vazhdim moderatorja po tregon çdo çast me vogëlushin e saj, i cili i ka ndryshuar komplet ditën.
Së fundmi, Dojna ka zbuluar edhe një moment shumë gazmor, duke rrëfyer se si po e përjeton e motra statusin e tezes. Ajo ka postuar një foto, ku Mikela shfaqet super e lodhur në divan dhe ka shkruar: “Kur je teze bëhet bukur”./abcnews.al