“Nuk e kuptoj, mbreti im s’ka çfarë bën”, polemikat i hap motra e Ronaldos

schedule09:57 - 18 Qershor, 2020

schedule 09:57 - 18 Qershor, 2020

Cristiano Ronaldo humbi të dytën finale radhazi, gjë që nuk i kishte ndodhur më parë. Loja e tij në këto dy ndeshje, kundër Milanit dhe Napolit, nuk ka qenë në nivelin e duhur, por pavarësisht kësaj trajneri Maurizio Sarri u mundua ta mbronte.

“Ai ka të njëjtën formë si Dybala e Douglas Costa. I mungon mprehtësia, si të tjerëve”, tha mes të tjerash tekniku italian, ndërkohë që në mbështetje portugezit të Juventusit i ka dalë edhe motra e tij, Elma Aveiro. Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale dhe kritikon bardhezinjtë për lojën.

 

Ronaldo, sipas saj nuk mund të bëjë i vetëm gjithçka, ndërkohë që mediat italiane e kanë lexuar edhe si një kritikë për trajnerin Sarri. “Çfarë tjetër mund të bësh. Kjo është e gjitha dhe kjo është arsyeja pse shpirti im nuk mund të bëjë mrekulli i vetëm”, shkruan Elma.

Ajo nuk ndalet me kaq: “Unë nuk mund ta kuptoj se si mund të luajnë kështu, sidoqoftë. Kokën lart, nuk mund të bësh më shumë mbreti im”. Ky postim sigurisht që ka marrë vëmendje dhe polemikat e para kanë nisur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!