“Nuk e izoloj veten si një idiot që s’ka asnjë lloj sensibiliteti”, Robert Alia flet me përbuzje për të famshmit e Tiranës

schedule21:02 - 22 Nëntor, 2019

schedule 21:02 - 22 Nëntor, 2019

Artisti Robert Alia Dragoti ka folur me përbuzje për ata artistë të famshëm dhe politikanë që nuk kanë asnjë lloj sensibilizimi kulturor për atë që ndodh në Shqipëri dhe problematikat në vend. Prej kohësh ai jeton mes Brukselit dhe Tiranës, por i ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, Alia shprehet se në kryeqytetin shqiptar karikohet me problematikë reale për të cilën arti ka nevojë.

“Jeta midis këtyre dy kontrasteve bardhë e zi është ebukur, unë si piktort kam nevojë për realitetin, se Tirana të sjell më këmbë në tokë,  nuk ka asnjë aspekt borgjez. Në Tiranë karikohesh me porblematika reale dhe unë kam nevojë se arti duhet të jetë jo vetëm promotor, por edhe shuplakë e realitetit. Vetëm arti mund të flasë me gjuhën e zemrës”.

Pavarësisht se ai si artist mund të marrë shërbime më të mira në kryeqytetin tonë,  thotë se është i ndërgjegjshëm për atë që ndodh këtu, ndërsa përbuz këdo të famshëm që ka izoluar veten ndaj problemeve, përfshirë edhe politkanët.

“Eksperienca ime personale nuk do ishte tipike me një qytetar të zakonshëm, se unë ndoshta marr shërbim më të mirë, por jam i ndërgjegjshëm për atë që ndodh. Kam sensibilitetin të di se çfarë ndodh me të tjerët nuk e ka izoluar veten si një idiot që s’ka asnjë lloj sensibiliteti kulturor.

Për mua këta janë një kategori e pështirë egoiste, injorantë dhe jashtë kohe, por e kam këtë përbuzje. Politikanët janë e njëta rracë, por po marrin rolin e këtyre. Janë të famshmit e shoubizit, parlameti shqiptar është shoubiz i paparë, seancat i shoh si emisone reality ku ka me të vërtetë humor. Më shokojnë debatet që ndodhin në panelet e tv shqiptare.

Nuk do të thotë kur flet për politkanë ke debat politik, se nuk elaborohet një debat politk. Ne nuk e orientuam shoqërinë me vlera të traditës tonë”.

Alia thekson se edhe vende të tjera mund të jenë të varfër ekonomikisht por kanë një pasuri të adhurueshme shpirtërore që ka interes e gjithë bota, dhe këtu i referohet Kubës, ndërsa Shqipërinë thotë ai e la mbrapa politika e gabuar që ka ç’orientuar njerëzit moralisht.

“Probleme ekonomike kanë dhe vende të tjera që kanë interesin e gjithë botës. Ka shumë prapambetje Kuba, por ka pasuri shpirtërore të adhurueshme. Janë njerëz që këndojnë me shpirt jo me lekë. Nuk e bën varfëria atë gjë. Ne na la mbrapa politika e gabuar, betejat që bëhen. Edhe mediat kanë kontribuar në këtë realitet kaq të dobët sot. Ne këtu bëjmë debate aq imorale, fyerje nga më të rëndat dhe asnjë përgjegjësi  për ato që themi dhe debati politik i ka ç’orientuar njerëzit moralisht dhe fokusin e njerëzve”. /abcnews.al