Neymar u largua nga Barcelona drejt PSG-së gushtin e vitit 2017 dhe gjatë kësaj periudhe është folur shumë për një rikthim të lojtarit në Katalunjë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur ende, ndërsa sulmuesi brazilian ka vendosur të hedhë në gjyq ish-klubin e tij.
E gjitha falë një 3.5 milionë euroshi që Neymar pretendon nga Barcelona. Mundo Deportivo raporton se lojtari pretendon se nuk ka marrë një pjesë të rrogës pasi është larguar nga kampionët e Spanjës.
Më saktë një bonus për rinovimin e parë të kontratës me Barçën, shumë që duhet ta kishte marrë në momentin që largohej nga klubi. Pagesa nuk ka ndodhur, klubi nuk ka kaluar 3.5 milionë euro në llogarinë e 27-vjeçarit dhe ky i fundit ka vendosur ta zgjidhë me gjyq këtë çështje. /abcnews.al