“Nuk duan që Meksika të përsëritet në Ballkan,” Karamuço: DEA në “lupë” pushtetin vendor e Policinë e Shtetit

schedule12:55 - 29 Qershor, 2022

schedule 12:55 - 29 Qershor, 2022

“Prezenca e DEA-s në Shqipëri ka shqetësuar shumë njerëz dhe institucione për mirë apo edhe për keq.” Kështu shprehet profesor i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, i ftuar në ABC Live ndërsa theksoi se në fakt asistenca e ndërkombëtarëve është një lajm i mirë për ato që pritet të ndodhin në vijim sa i përket punës së SPAK dhe BKH-së.

Megjithatë, Ervin Karamuço theksoi se DEA këtu është për koordinim informacioni, dhe nuk duhet të presim “operacione të armatosura dhe efektivë me antiplumb në mes të Tiranës.”

“DEA nuk bën marrëveshje me policinë e shtetit. Nuk do ta shihni kurrë me armë dhe antiplumb në mes të Tiranës. Vetëm për koordinim informacioni. Me BKH dhe SPAK. DEA  e ka një zyrë dhe kontakte me këto institucione…ata e kanë një zyrë, një post punë në Shqipëri që koordinojnë këto gjërat. Por përderisa kanë ardhure, dmth që kanë punë këtu.”

Sipas profesorit të kriminalogjisë, DEA po bashkëpunon me autoritetet e vendit tonë për të hetuar lidhjet e krimit të organizuar me autoritetet vendore.

“Ka institucione financiare nga mund të pastrohen të ardhurat kriminale, banka të nivelit të dytë. Janë 7 banka me risk…Shohin pushtetin, imuniteti që u është dhënë këtyre organiztave. Nuk duan që Meksika të përsëritet në Ballkanin Perëndimor.”

Sipas tij, po hetohen raste konkrete dhe mund të ketë edhe zyrtarë të shtetit apo edhe funksionarë të policisë së shtetit, edhe persona të krimit që po vëzhgohen.

“Fakti që ka hetime në Belgjikë, Francë, Spanjë, Mbretëria e Bashkuar. Ka dalë një lajm që do ketë arrestime të policisë së shtetit, janë pjesë e diçkaje që po ecën përpara.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!