“Nuk do t’i braktisim”/ Izraeli ‘i paralizuar’ nga protestat, të paktën 700,000 njerëz në shesh, thirrje për armëpushim

schedule22:38 - 1 Shtator, 2024

schedule 22:38 - 1 Shtator, 2024

Të paktën 700,000 njerëz kanë marrë pjesë në protestat në të gjithë Izraelin duke bërë thirrje për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh. Të paktën 550,000 prej tyre janë bërë bashkë në Tel Aviv, tha Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura për CNN.

Qindra mijëra protestues dolën në rrugët e Tel Avivit të dielën ndërsa zemërimi u rrit pasi ushtria izraelite tha se kishte gjetur trupat e gjashtë pengjeve të vrarë nga Hamasi në Gaza.

Organizatorët e protestës, të cilët e përshkruan turmën në Tel Aviv si një “det protestuesish”, thanë se kjo ishte demonstrata më e madhe e qytetit që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Më herët të dielën, organizatorët e protestës kishin vlerësuar numrin e turmës në Tel Aviv në 300,000.

Mijëra protestues më herët u mblodhën pranë selisë së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Tel Aviv, shumë prej tyre duke valëvitur flamujt izraelitë dhe duke mbajtur postera me imazhe të pengjeve që mbaheshin në Gaza, teksa bënin thirrje për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Qytetarët brohorisnin “ne nuk do t’i braktisim” dhe përsëritën emrat e gjashtë pengjeve trupat e të cilëve u gjetën nga ushtria izraelite të shtunën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!