Nuk do mungojnë reshjet e shiut, si parashikohet moti për sot

schedule07:13 - 8 Qershor, 2022

schedule 07:13 - 8 Qershor, 2022

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë shira të përkohshëm në të gjithë vendin; përjashtuar ekstremin Jugor ku nuk priten reshje. Sipas MeteoAlb në zonat malore përgjatë kufirit Lindor do të këtë rrebeshe dhe mundësi për breshër. Për sa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijojn me kthjellime dhe vranësira të dendura.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Veriore, Lindore  si edhe pjesërish Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë Europën Qendrore duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta mbizotërojnë në gadishullin Iberik si edhe brigjet detit të zi.

Republika e Kosovës

Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi breshëri në shumë zona të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por  orët e pasdites do të kenë grumbullim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, erë të forte si edhe mini-stuhi breshëri. Kjo situatë e motit do të shoqërohet gjithshtu dhe me ulje të temperaturave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!