Ditën e djeshme Mauricio Pochettino njoftoi se Kilyan Mbappe ka probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së 35 të Ligue 1 ndaj Lens sot në orën 17:00.
Ky lajm alarmoi Parisin për shkak se të mërkurën kampionët e Francës luajnë gjysmëfinalen e dytë të Champions League ndaj Manchester City dhe mungesa e Mbappe do krijonte një boshllëk të madh.
Por alarmi është shuar shpejt dhe në mediet pranë klubit kryeqytetas qetësojnë tifozët. Ekzaminimet kanë zbuluar se Mbappe ka vetëm një kontraktim muskujsh dhe nuk rrezikon gjysmëfinalen e Champions League.
Gjatë këtyre ditëve ai do pushojë, duke mos u sforcuar dhe do i nënshtrohet terapive të fizioterapisë për të qenë totalisht gati për ndeshjen e ndaj Cityt, ku parizienëve i duhet të përmbysin humbjen 1-2 të ndeshjes së parë. /abcnews.al