“Nuk bën nëna mësuese të dytë”! Motër e vëlla i mori Covid-i, Përrenjasi në zi: Jemi të shokuar

schedule18:50 - 28 Tetor, 2020

schedule 18:50 - 28 Tetor, 2020

Qyteti i Përrenjasit sot është në zi, pasi koronavirusi mori dy njerëz me kontribute. Vëlla e motër, Irena mësuese dhe Agron Bajlzoi efektiv policie ndërruan jetë brenda pak orëve si pasojë e virusit të rrezikshëm.

Në shkollën “Qybra Sokoli” ku jepte mësim Irena Bajlzoi ka pllakosur heshtja. Kolegët të tronditur, shprehen për gazetarin e Abc News Agim Blloshmi se akoma nuk e besojnë atë që ka ndodhur. “Nuk bën nëna mësuese të dytë si ajo” tha një kolege.

Ndërsa një tjetër u shpreh se ka mbetur i shokuar. “Në të vërtetë kemi mbetur të shokuar, pa fjalë, ishte një gjë që edhe tani mendoj se nuk është e vërtetë.

Shumë njerëz e mendojnë se covid nuk është i vërtetë, por është shumë i frikshëm dhe këtë e tregoi duke marrë një person që ka dhënë shumë për këtë komunitet, që e ka bërë këtë shkollë por edhe qytetin që të ndihet krenar për atë që ka transmetuar, ka dhënë pasionin e saj.

Sot ka qenë një ditë e shumë e trishtë dhe jemi shumë të mërzitur”.  “Situata kërkon që ne ta përballojmë këtë dhimbje për humbjen e një kolegeje me kontribute në Përrenjas”.

Zoti u dhënë forcë e durim, kurajo. Njerëz të sjellshëm të respektuar të dashur. Nuk e di” tha një qytetar. Një tjetër bëri apel që të dëgjohen specialistët dhe jo politika. “Duhen dëgjuar specialistët, larg politikës. Populli nëse dëgjon ekspertët do të kemi më pak humbje”.

Është një ngjarje e hidhur që na ka tronditur, gjithë qytetin”. “Një qytezë e vogël ka një dhimbje të madhe, papërgjegjshmëri e jona” ishin komentet e disa prej qytetarëve të qytetit të Përrenjasit.

Agron Bajlozi ishte efektiv i Policisë Kufitare në Qarë Thanë, ku edhe mendohet se është infektuar. Ai është babai Serdi Bajlozit, 17 vjeçari që mbeti i vrarë gabimisht në 28 korrik të vitit 2013 në Vlorë. 17-vjeçari ishte asokohe duke bërë pushimet tek halla e tij, ndërsa një plumb i mori jetën gjatë një atentati me shënjestër Sokol Isufaj./ db/Abcnews.al